Një tërmet mjaft i fortë është regjistruar sonte vonë në Maqedoni. Sipas EMCC, tërmeti është regjistruar në orën 00:32 minuta e 47 sekonda.

Sipas informacioneve fillestare, epiqendra është afër Stenjës në Prespë. Magnituda e tërmetit është 3.8 ballë të shkallës Rihter në një thellësi prej 6 kilometrash.