Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski thotë se termini në mënyrën e shpejtë për fotografim për nxjerrjen e pasaportës mund të bëhet për një ditë.

Ai thotë se riorganizimi dhe rritja e kapaciteteve në fushën e shërbimeve administrative po jep rezultate.

“Më s’ka pritje me muaj për fotografim për nxjerrjen e pasaportës në mënyrën e shpejtë në Shkup, ndërsa nga sot kush do të kërkojë termin, do ta marrë të njëjtën ditë ose të nesërmen”, tha Toshkovski.