Në tre muajt e verës (korrik, gusht dhe shtator), tre bankat më të mëdha së bashku realizuan 49 milionë euro fitime në 92 ditë kalendarike.
Kjo është 16.9 milionë euro, apo 53% më shumë fitim se verën e kaluar, përcjell portali Faktor.
Në nivel tremujor, këtë vit, për periudhën korrik-shtator, NLB Bank ka shënuar rritje të fitimit prej 52%!!!
“Banka Komerciale” ka shënuar rritje të fitimit për 44% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në “Stopanska banka Shkup”, pjesëmarrësja më e madhe në tregun e kreditimit të qytetarëve apo amvisërive, këtë vit në muajt e verës fitimi është 15.9 milionë euro ose më i miri në konkurrencë 63%!. (INA)

