Në periudhën nga 26 qershori deri më 10 korrik nuk do të qarkullojnë trenat e udhëtarëve në linjën Shkup – Veles dhe Veles – Shkup. Arsyeja është, siç informojnë nga Ndërmarrja publike “Hekurudhat e RMV – Shkup”, kryerja e detyrave të punës dhe mirëmbajtja e hekurudhës, me qëllim të rritjes së shpejtësisë së trenave.
Megjithatë, në këto dy javë, trenat në këtë linjë do të qarkullojnë vetëm të dielave, sipas orarit./almakos.com
