Nga qyteti Izmir i Türkiyes u nis një anije me produkte shëndetësore për Gazën, transmeton Anadolu.

Në anijen e mallrave që u ankorua një natë më parë në portin Alsancak të Izmirit u ngarkuan produktet mjekësore dhe ambulancat.

Pas përfundimit të procesit të ngarkimit, anija u nis drejt portit Al-Arish të Egjiptit.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca deklaroi se do të dërgohen rreth 500 tonë ndihma, përfshirë ilaçe, pajisje mjekësore, 8 spitale fushore, 20 ambulanca dhe produkte mjekësore.