Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka komentuar takimin e Mexhitit dhe ambasadorit nga Republika e Shqipërisë.
Në reagimin e tij, Disha ka zbuluar edhe qëllimin e këtij takimi.
Thotë se Mexhiti përmes kësaj tenton të krijoj iluzion para shqiptarëve lidhur me flamurin, po tenton edhe të arsytohet para Mickoskit dhe Dimitrievskit.
Reagimi i plotë:
Ftesën Ambasadorit të Shqipërisë ia ka bërë vetëm me një qëllim perfid – Të mund ta vendosë flamurin tonë dhe të arsyetohet para Mickovskit e Dimitrievskit se flamuri Shqiptar është aty për shkak të prezencës së Ambasadorit shqiptar.
Në anën tjetër krijon ILUZION për masën se demek e vendos flamurin sa herë që të dëshirojë…
Turp përbesë!
A INI MIR PATRIOTA?!