Në Mavrovë u mbajt edicioni i dytë i shkollës për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” në kuadër të shënimit të përvjetorit të 22-të të Marrëveshjes së Ohrit, organizuar nga Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet bashkësive. 

Pjesëmarrës ishin 80 të rinj nga mbarë vendi, midis moshës 20 deri 30 vjeç me përfaqësim nga të gjitha komunitetet.

Nga e premtja deri sot, të rinjtë u njohën më në detaje me Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga ligjërues të njohur nga bota akademike dhe politike. U trajtuan edhe ngërçet aktuale të politikës në vend si dhe ato botërore, si agresioni rus në Ukrainë.