Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës që lamë pas, ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku ka diskutuar për muajin e shenjtë të Ramazanit, përcjell TV21.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë mbledhje është dakorduar për organizimin e aktiviteteve për shënimin e pritjes dhe mbarëvajtjes së muajit të rëndësishëm islam, ndërkaq edhe për vizitat që duhet t’i realizojë kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu.

“Më 07.02.2024 u mbajtur mbledhja e rregullt e Rijasetit të BFI e RMV ku u diskutuan pikat mbi parapërgatitjen për muajin dhe programet e Ramazanit 2024 dhe mbi aktivitetet dhe punët që duhet kryer për Haxhin 2024.

Së pari Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai hapi mbledhjen dhe në pika të shkurtëra informoi Rijasetin për aktivitetet e BFI gjatë kohës në mes dy mbledhjeve, vizitat e ndryshme, si dhe për porositë kryesore për Ramazanin e bekuar dhe Haxhin duke kërkuar angazhim të nivelit të lartë për rrjedhën e mirëfilltë të dy obligimeve të Islamit.

Njëherit informoi të pranishmit edhe për shumë çështje që kanë të bëjnë mbi aktivitetet e shumta në nivele të ndryshme, si vizitat, konferencat dhe menaxhimi i shumë aktiviteteve tjera.

U vendos që të ndërmerren të gjitha masat për një pritje të përgatitur mirë me të gjitha kërkesat dhe programet dhe për këtë do të mbahet edhe një mbledhje para Ramazanit apostafat mbi detajet për muajin e bekuar”, qëndron në njoftimin e BFI-së.