“Ivan Stoillkoviq, kryetari i Partisë Demokratike të serbëve në Maqedoni do të jetë po ashtu propozim për zëvendëskryeministër dhe Ministër që do të drejtojë me resorin për Marrëdhënie mes Bashkësive”, kështu deklaroi Hristijan Mickoski gjatë së dieles.
Njeriu që Rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë e quajti “diznejlend nekrofil” do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër në Qeverinë Mickoski i angazhuar për Marrëdhënie mes bashkësive.
Po kjo nuk është e tëra. Po të kërkosh online për të, lexon për afërsinë e tij me Federatën ruse si dhe simpatinë që ka për politikat e Vuçiqit në raport me Kosovën.
Jo më larg se në maj të 2023-shit ai mori pjesë në Forumin e Sigurisë që u mbajt në Moskë, ku ishin edhe presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe drejtori i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin.
