Një shembull i vërtetë humanizmi dhe solidariteti vjen nga fshati Bojanë. Pronari i shitores Ubejd Fruits, z. Erduan Imeri, ka marrë një nismë të veçantë duke u ofruar ujë të ftohtë falas të gjithë udhëtarëve që kalojnë pranë shitores së tij.

Ky gjest është drejtuar kryesisht për nxënësit e shkollave të mesme dhe punëtorët që përdorin autobusin me numër 56, të cilët shpesh presin gjatë në vapën e verës. Por dera e shitores është hapur për këdo që kalon aty – një mesazh i qartë se humanizmi nuk njeh kufij.

“Erduani nuk ka hapur vetëm dyert e shitores, por edhe zemrën e tij – dhe ka ujë për të gjithë”, theksojnë banorët e fshatit, duke e vlerësuar lart këtë nismë.

Ky gjest tregon se veprat e vogla me zemër të madhe kanë ndikim të madh në komunitet, duke e bërë Bojanën një shembull të solidaritetit dhe humanizmit.