Në periudhën prej 25 deri më 29 dhjetor, Departamenti i kontrollit sanitar ka marrë 190 mostra për fiziko-kimike dhe 190 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 41 pika matëse në qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të marra nga testet, NP “Vodovod i Kanalizim” – Shkup njofton se të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm.