Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksij Reznikov, e ka përshëndetur vendimin e SHBA-së për dërgimin e municioneve thërrmuese në vend.

Në një postim në Tuiter, Reznikov tha: “Armët e reja do të na ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme të deokupojmë territoret tona, duke shpëtuar jetën e ushtarëve ukrainas”.

Ai tha se municioni “nuk do të përdoret në territorin e njohur zyrtarisht të Rusisë”.

“Qëndrimi ynë është i thjeshtë – duhet të çlirojmë territoret tona të pushtuara përkohësisht dhe të shpëtojmë jetët e njerëzve tanë. Ukraina do ta përdorë këtë municion vetëm për deokupimin e territoreve tona të njohura ndërkombëtarisht. Ky municion nuk do të përdoret në territorin e njohur zyrtarisht të Rusisë”, tha Reznikov. /koha.mk