Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup prej të hënën fillon afati i dytë i regjistrimeve në tetë fakultetet me mbi 30 programe studimore.

“Të gjithë të interesuarit që duan të vazhdojnë karrierën e tyre studimore në platformën akademike 2023/2024 pranë UNT-së, ju ofrojmë të aplikoni në tetë fakultetet dhe mbi 30 programe studimore, në të cilat përmbajnë ekskluzivisht drejtime deficitare, që kërkohen në tregun e punës si Universiteti i vetëm publik në kryeqytet në gjuhën amëtare”, thuhet në njoftimin e UNT.

Studimet në ciklin e dytë, gjatë vitit akademik 2023/24 do të mund ti regjistrojnë kandidatët të cilët kanë të kryer studime përkatëse ose të ngjashme gjatë ciklit të parë nga data 𝟏𝟏.𝟎𝟗.𝟐𝟎𝟐𝟑 deri më 𝟐𝟗.𝟎𝟗.𝟐𝟎𝟐𝟑. Numri i studentëve për regjistrim këtë vit akademik është 𝟓𝟗𝟎 vende të lira.

Në UNT gjeni profesionalizëm akademik, kompetencë dhe studime të thelluara. Ju mirëpresin!

✍️ ✅️
*VËMENDJE
• Aplikimi nga 𝟏𝟏.𝟎𝟗.𝟐𝟎𝟐𝟑 deri më 𝟏𝟒.𝟎𝟗.𝟐𝟎𝟐𝟑 (AFATI I DYTË – cikli i parë studimor)
•Aplikimi për master studime fillojnë nga 𝟏𝟏.𝟎𝟗.𝟐𝟎𝟐𝟑 deri më 𝟐𝟗.𝟎𝟗.𝟐𝟎𝟐𝟑.
Për më shumë, ndiq vegëzat e konkursit:

🔗 t.ly/j6vX8 🇦🇱

🔗 t.ly/z2FUL 🇲🇰

👉Cikli i dytë (Master studime):

https://bit.ly/45Cb3oD
https://bit.ly/3r2nTNZ