Shkup, 2 prill 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka organizuar një trajnim profesional për këshilluesit e karrierës nga shkollat e mesme, në kuadër të aktiviteteve të Qendra e Karrierës e UNT-së.
Trajnimi u udhëhoq nga Mr – Ilir Idrizi, i cili prezantoi rolin dhe përgjegjësitë e këshilluesve të karrierës, si dhe praktikat më të mira në punën me nxënësit.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë mbi bashkëpunimin ndërinstitucional, sigurimin e cilësisë në procesin e këshillimit dhe zhvillimin profesional të vazhdueshëm. Në kuadër të trajnimit u prezantua edhe një platformë digjitale për testimin e shkathtësive të nxënësve, e zhvilluar nga stafi i universitetit.
Ky aktivitet shënon nisjen e një bashkëpunimi më të strukturuar ndërmjet UNT-së dhe shkollave të mesme në Shkup. Sipas organizatorëve, në periudhën në vijim priten iniciativa të tjera të përbashkëta, me synim forcimin e kapaciteteve të këshillimit dhe orientimin më të qartë të nxënësve drejt karrierës së tyre.
