Funksionarë të djeshëm e rrogëtarë të sotëm (disa në detyrë, disa në pritje)  u përpoqën t’i hedhin pluhur syve të anëtarësisë, duke u shitur si mbajtës të një “kauze”. Por me plot bindje po ju them: ju nuk përfaqësoni asnjë kauzë tjetër përveç interesit personal dhe hakun e aktivistit të Aleancës. Kështu thuhet në reagimin e Sekretarit gjeneral të ASH-Taravari, Gafa Uzeiri, sipas të cilit, sot fytyrat tuaja folën më shumë se fjalët. Uzeiri ka reaguar pas konferencës për media të zëvendëskryeministrit Arben Fetai, i shoqëruar nga aktivistë dhe zyrtarë të ASH-së, por që po kundërshtojnë vendimin e Taravarit për të braktisur Qeverinë dhe koalicionin VLEN.

Postimi i plotë i Sekretarit gjeneral të ASH-Taravari, Gafa Uzeiri:

Me keqardhje dhe zhgënjim të thellë, sot dëgjova një konferencë për media ku disa ish bashkëpartiakë tanë, funksionarë të djeshëm e rrogëtarë të sotëm (disa në detyrë, disa në pritje)  u përpoqën t’i hedhin pluhur syve të anëtarësisë, duke u shitur si mbajtës të një “kauze”.  Por me plot bindje po ju them: ju nuk përfaqësoni asnjë kauzë tjetër përveç interesit personal dhe hakun e aktivistit të Aleancës.

Sot fytyrat tuaja folën më shumë se fjalët. Nuk ishit në gjendje të bindni as vetveten për ato që thoshit e jo më të tjerët. Zgjedhjet janë me shpejt se sa mendoni ju.

Me keqardhje e them kjo fotografi e juaja do ngelet gjatë në memorin e aktivistit si njerëz që kontrabanduan mundin dhe hakun e tyre!