Nesër dhe në ditët në vijim pritet mot me diell dhe i ngrohtë me temperatura deri në 40 gradë Celsius. Pas një ftohjeje afatshkurtër, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi një periudhë moti të qëndrueshëm dhe të ngrohtë me rritje të temperaturave ditore, transmeton Portalb.mk.

Nesër në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare, temperaturat e ditës do të rriten deri në 38, ndërsa temperaturat e mëngjesit deri në 20 gradë. Gjatë fundjavës do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare dhe do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperaturat do të rriten deri në 39 gradë.

Për shkak të motit të nxehtë, Qeveria muajin e kaluar doli me rekomandime për mbrojtje nga moti i nxehtë. Punëdhënësve iu këshillua që deri të shtunën t’i lirojnë nga detyrimet e punës gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, ndërsa të mundësohet puna nga distanca dhe orari fleksibël aty ku është e mundur.