Ish sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar reagimet e liderëve pas letrës së Ali Ahmetit dërguar faktorit ndërkombëtarë dhe kryeministrit Mickovski. Për reagimet e tilla Aziri shkruan se ” i ka tmerru një letër e Ali Ahmetit, dalin e recitojn poezi para kamerave si çilimij”, shkruan Top24
Postimi i plotë
I ka tmerru një letër e Ali Ahmetit, dalin e recitojn poezi para kamerave si çilimij, na thon neve pranoni që jeni në opozitë, more jeni në qeveri 5 muaj, filloni e flitni për ndonjë punë të hajrit, e nisni ndonjë projekt autentik të juajin, boll lëpini aty ku keni pështyrë, hodhët gur e dru mbi koridorin 8 tash krekoseni se qenka projekt strategjik, demontuat shqiptarët nga çdo pozicion me rëndësi në shtet, dhe, ende merreni me Ali Ahmetin, Ali Ahmetit i ka mbetur edhe një betej kruciale, të ju zhvesh nga pushteti që ua dhuroi Vmro!
