Qyteti i Shkupit ka filluar punimet ndërtimore në rrugën 50 në komunën e Shuto Orizarit, rikonstruksion ky që është me rëndësi jetike për qytetarët e kësaj komune dhe i cili i zgjidh problemet e kahmotshme në këtë pjesë të qytetit. Me rindërtimin e kësaj rruge, si dhe me rikonstruksionet e kryera më parë nga Qyteti i Shkupit në rrugët 18, 38 dhe 40, rritet cilësia e infrastrukturës rrugore dhe përmirësohen dukshëm kushtet për banorët e Shuto Orizarit.

Rindërtimi kryhet nga ekipet e NP “Rrugët dhe Rrugica” Shkupi, dhe qëllimi kryesor i aktiviteteve aktuale të ndërtimit të qytetit në Shkup është zhvillimi i qytetit në mënyrë të barabartë, me realizimin e projekteve si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, për të gjithë bashkëqytetarët tanë që meritojnë kushte më të mira për jetë.