Shtëpi e të mbjella të përmbytura nga uji. Me këto dëme po përballen banorët e fshatit Raoticë të komunës së Jegunocit pasi lumi Vardar doli nga shtrati.

Kjo ishte hera e dytë që ata i kishin mbjellë arat.

“Edhe vetë e shihni, keni xhiruar, i gjithë rajoni është nën ujë, për herë të dytë është mbjell me misër dhe më nuk ka kohë që të mbillet, livadhet, bari të gjithë janë hedhur nuk kanë as kafshët çfarë të hanë më. Në 70 vjet sa i kam unë vetëm një herë shteti na ka dhënë ndihmë dhe diçka çka duhet të marrin për lopët akoma nuk na japin, e tani e kemi më së të nevojshme që të ndihmohemi”, tha një banor i Raoticës.

“Siç edhe më shihini po vij nga të mbjellat, 20 ha barë dhe këtë e çoj në shtëpi, jo se është e thatë dhe e mirë, por ta shoh se nëse zonjat lopë do ta hanë.”

Vasko Jancevski kryetar i bashkësisë lokale në Raoticë thotë se dëmet më të madha janë në anën e majtë të lumit vardar, ndërsa ende nuk dihet se s’ka dalë asnjë komision.

“Dëme ende nuk janë konfirmuar, do të shoh më vonë me komunën e Jegunocit pasi të formojmë shtab krize dhe do të shohim për dy-tre, varësisht kur do të bjerë niveli i ujit. Tani është më mirë, po mbrëmë ka qenë gjendja shumë kritike, tani niveli i ujit është konstant”, pohoi Vasko Jancevski, kryetar i bashkësisë lokale në Raoticë.

Kryetari i komunës së Jegunovskit thotë se ata vetëm mund të formojnë komision edhe të vlerësojnë dëmet , ndërsa nuk mund të dëmshpërblejnë asgjë pasi që ajo varet nga qeveria. Edhe bën apel që qeveria të përkrahë këta banorë.

“Pa politikë, kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe për momentin nuk mund të parandalojmë asgjë, e vetmja që mund të bëjmë si komunë është që të formojmë komision, të dalim në terren t’i regjistrojmë shtëpitë që janë goditur nga vërshimi”, deklaroi Dimitar Kostadinosvki, kryetar i komunës së Jegunocit.

Duke folur nga përvoja, kryetari tha se pavarësisht se dërgojnë në Qeveri raport për dëmet, Qeveria nuk arrin të sigurojë mjete për dëmshpërblim.

Vërshimet ka edhe në fshatra e tjerë, si Kopanica, Tudenca dhe Jegunoc, por këtu dëmet më të mëdha janë në të mbjella.

Dalja e lumit Vardar nga shtati ndodh shpesh kur ka reshje të mëdha atmosferike, por edhe për shkak se është i pa pastruar, me çka e pësojnë fshatrat përreth tij.