Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar partnerin e koalicionit , partinë Nisma për 10 vjetorin e themelimit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha po ashtu se ka falënderuar Nismën për partneritet opozitar.

“Gëzuar 10-vjetorin e themelimit, Nisma!

Sot në emër të Aleancës e urova Kryetarin Limaj, strukturat udhëheqëse dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të saj. Njëkohësisht i falënderova për partneritetin opozitar, si fitore për Kosovën.
Të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon vendi, vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës.”, shkroi ai.

AAK dhe Nisma zyrtarizuan koalicionin parazgjedhor më 17 janar të këtij viti.