Dy herë më shumë persona kanë qenë nën vëzhgim vitin e kaluar me masa të posaçme hetimore krahasuar me vitin 2021. Sipas Raportit të Prokurorisë Publike, vitin e kaluar gjithsej 415 persona janë regjistruar apo monitoruar në mënyrë të fshehtë bisedat e tyre telefonike. Në shumicën e rasteve këto biseda dhe regjistrime kanë shërbyer si dëshmi e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike. Përkundrejt numrit prej 415 personave në vitin 2022, në vitin 2021 janë monitoruar dhe regjistruar dyfishi i personave, pra 215.