Le të kujtojmë: BDI ishte partia që e mbajti Nikolla Gruevskin në pushtet plot 10 vite, duke i siguruar kuorum dhe mbështetje politike në momentet më kritike për regjimin e tij, theksohet në komunikatën e sotme për media të koalicionit VLEN.
Nga VLEN kanë etiketuar kandidatin për Çairin Bujar Psmanin si më të apostrofuarin nga ish ministrat e BDI-së që kanë takuar ministra të Qeverisë së Serbisë.
”Bujar Osmani personalisht ka zhvilluar 11 takime me udhëheqësinë shtetërore të Serbisë, ndërsa asnjëherë me Kosovën. Nëse dikush hapi dyert për “Botën Serbe”, ajo është BDI.
BDI është partia që votoi Ligjin për Amnisti për Sasho Mijallkov dhe strukturën e tij, duke i shpëtuar nga përgjegjësia ligjore”, thonë nga VLEN.
Sipas VLEN-it BDI edhe sot e kësaj dite mban kontakte me Nikolla Gruevskin përmes njeriut të tyre, Bujar Osmani, i cili së fundi publikisht pranoi se ishte takuar me të arratisurin nga drejtësia.
Ministrat e BDI-së lejuan hyrjen e M-TEL serb dhe dhanë licenca për kompani kazinosh serbe.BDI jo vetëm që e ka kthyer prapa shtetin dhe i ka lënë pas dore shqiptarët, por edhe ka punuar drejtpërdrejt për realizimin e qëllimeve të boshtit Gruevski–Vuçiq. Prandaj, të gjitha përpjekjet e BDI-së për ta paraqitur VLEN-in si “problem për Evropën” nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të fshehur hipokrizinë e vet dhe historinë e gjatë të pazareve me forca antievropiane dhe antishqiptare”, thonë nga VLEN
