VMRO-DPMNE ka reaguar në lidhje me tenderët që kanë të bëjnë me ndërtimin e autostradës së korridorit 8 dhe 10. Nga kjo parti thonë se Qeveria e Kovaçevskit po hyn në skema të dyshimta biznesi dhe se këto biznese prej 22 milionë eurove i marrin kompani që paraprakisht kishin ndalesë për shkak të veprave joetike dhe joligjore. Deputeti opozitar, Bojan Stojanovski pohon se tenderin publik për mbikëqyrje gjatë ndërtimit të autostradës, e merr një konzorcium i udhëhequr nga kompania spanjolle EPTISA, e cila së bashku me dy kompani nga Maqedonia u zgjodh si ofrues më i volitshëm. Njëra prej tyre është Elektra Solution ku nënshkruesi është Andon Ampov, i biri i Sotir Ampov i cili ishte pronar i një prej kompanive që ishin pjesë e Konzorciumit të IGH, që u zgjodhën fillimisht për realizimin e punës.

“A janë prapa skemës për marrjen e tenderit me vlerë prej 22 milionë eurove njerëz të afërt të pushtetit? Kjo pyetje është shumë e zëshme nëse merret parasysh fakti se Konzorciumi i udhëhequr nga EPTISA e merr tenderin, pasi paraprakisht Konzorciumi i udhëhequr nga IGH, pjesë e të cilit ishte edhe kompania e Sotir Ampovit nga Velesi, kjo kompania e cila nuk ka dhënë garanci bankare, ndërsa më pas personalisht Grubi arsyetohej se gjurmët në lidhje me këtë kompani çojnë deri te “para ruse” dhe se është mirë që tenderi ka dështuar”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO- DPMNE-së.

 

Siç tha Stojanovski, hapet dyshim se përmes kompanive të personave që janë pjesë e konzorciumit, gjurmët shkojnë deri në majin e politikës në Maqedoni. Me përgjigjen e kësaj pyetjeje, thotë se duhet të merret Prokuroria publike.

Nga ana tjetër, kryeministri Kovaçevski tha se projektet për korridorin 8 dhe 10 janë më të mëdhenj në vendin tonë. U zgjodhën kompani të huaja me renome, thotë ai, ndërsa çdokush që ka dyshime për këtë, mund të denoncojë në Prokurori.

 

“Qeveria nuk bën vlerësim e as grumbullim të dokumenteve për kompanitë, këtë e bën komisioni i ekspertëve. Kompania IGH do të punojë së bashku me kompaninë amerikane Behtel. Nëse ka persona ose nënrealizues për të cilët ka dyshim në lidhje me integritetin e tyre, nga ana e dikujt, i njëjti mund ta denoncojë këtë në Prokurorinë publike”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.