Dimitar Kovaçevski i jep 40 milionë euro mikut dhe kolegut të tij Marko Andonov përmes kompanisë Aitonix direkt përmes dy tenderëve, thuhet në njoftimin partiak të opozitës VMRO-DPMNE. Dy tenderë për licencë softuerësh brenda 3 viteve, së pari 15 milionë euro në 2020 dhe 25 milionë euro në 2023. Kompania Aitonix është në pronësi të Marko Andonov, të cilin qeveria e emëroi konsull nderi të Gjeorgjisë në Maqedoni, që do të thotë se ai merr status diplomatik me detyrën e promovimit të interesave të një qeverie të huaj që e emëron.

Tenderat që merr kompania Aitonics janë për licenca për programe kompjuterike dhe në këtë mënyrë duhet të garantojnë sigurinë kibernetike. Si do të garantonte një kompani e drejtuar nga konsulli i një vendi tjetër sigurinë kibernetike në Maqedoni? Paaftësia dhe kotësia totale e qeverisë së BDI-së dhe SDS-së reflektohet në pasigurinë e plotë nga sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore kur njerëzit e afërt të Kovaçevskit fitojnë tenderët që duhet të garantojnë sigurinë e sistemeve në Maqedoni. Qeveria e Kovaçevskit i paguan 40 milionë euro për licenca softuerike një kompanie të drejtuar nga konsulli i një shteti tjetër dhe për një vit të tërë shkollat ​​ishin cak i sulmeve kibernetike, thekson VMRO-DPMNE.

Institucionet duhet të marrin guxim dhe të veprojnë për këtë rast, ku konsulli i një shteti tjetër në Maqedoni merr tenderë në vlerë mbi 40 milionë euro. Tenderë në të cilët ka indikacione serioze për ndikim dhe korrupsion, shtoi partia opozitare.