Moderatorja Arbana Osmani dhe regjizori Eduart Grishaj, kurorëzojnë sot dashurinë e tyre me një ceremoni martesore në Toscana, Itali.
Prej ditësh ky lajm ka ngjallur mjaft kureshtje në media për fustanin e nusërisë, organizimin e padyshim të ftuarit. Personazhet VIP nuk do të mungojnë e duket se nga ky event nuk do të kemi shumë momente të dokumentuara pasi rregullat për të mos filmuar janë tepër strikte nga çifti.
E mirë që kemi Yll Limanin, i cili nuk mund të qëndrojë pa postuar dhe e vetmja gjë që ka arritur të postojë nga festa janë disa nga lulet dekoruese, teksa krahas shkruan:
Ceremonia e Arbanës dhe Edit ishte shumë e bukur… nuk po më lënë të postoj asgjë, vetëm këto lulet më thanë mund t’i nxjerr.
