Nga Gjeneva vjen një mesazh i qartë për rëndësinë e mërgatës shqiptare. Konsulli i nderit Zaim Jashari, me prejardhje nga Vaksinca e Kumanovës në një intervistë për Televizioni News, ka folur për rolin vendimtar që diaspora luan në forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.
Sipas tij, mërgata mbetet urë lidhëse në aspektin ekonomik, kulturor dhe institucional, duke kontribuar në afrimin e dy vendeve dhe në krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim.
Jashari theksoi se diaspora shqiptare në Zvicër ka dëshmuar ndër vite potencial të madh, si në investime ashtu edhe në promovimin e vlerave kombëtare dhe integrimit ndërkombëtar.

