Deputeti Skender Rexhepi-Zejd ka reaguar ndaj deklaratave të sekretarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në TV21. Zejdi e akuzon Ibrahimin për keqmenaxhim në parti si dhe për servilitet ndaj BDI-së.
“Ideologu” i klanit të AAA paska thënë “jap dorëheqje nga çdo angazhim politik nëse BDI pranon kushtet e tij”.
Mirë boll, vetëm fillimisht duhet të sqarohet për cilin “angazhimi politik” e ka fjalën:
Mos vallë për “angazhimin politik”, kur i qëndronte “mirno” bosit të lagjes nga BDI-ja (bile edhe si vëzhgues në zgjedhje) dhe si kompenzim fitoi punësim për vete dhe familjarët e tij.
Apo, ndoshta e ka fjalën për “angazhimin politik” kur në kuvend bënte servilin ndaj politikave të VMRO-së duke keqpërdorur edhe himnin kombëtar.
Ose, vallë e ka fjalën për “angazhimin politik” ku si pasoj e egos së tij të sëmurë përçanë dhe përdhosën Besën, ndërsa Alternativën nga një parti serioze e shëndruan në “shoqatë” mahalle.
Bile, mundet për “angazhimin politik” ku për interesa sektare dhe klanore të tyre mbetën pa punë shumë aktivistë të gjorë duke i lënë në mëshirën e rrugës.
Ndoshta edhe për “angazhimin politik” të tij ku paturpësisht kafshon dorën të cilën e ka ushqyer dhe mbështetur gjatë gjithë “karrierës” së tij.
Aha po, sigurisht e ka fjalën për “angazhimin politik” ku bashkë me “liderin” e tij pranuan marrëveshje djallëzore për të qenë vegël e qeverisë së zgjëruar antishqiptare LSDM-VMRO.
HAJT BRE SE BDI MOTIII PAGUAN QË KËSISOJ “ANGAZHIMI POLITIK” TË KENË NJERËZ SI KY DHE SEKTA E TIJ, TË CILËVE NUK U DIHET AS KIBLA DHE TË CILËT SERVILIZMIN E KANË NË GJA