Zëvendësministreja e bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, Vjollcë Berisha sot ka vizituar koperativën Bojana dhe vreshtat e fshatit Bojanë ku është emocionuar dhe frymëzuar nga ky grup i përkushtuar, shkruan Top24

  “Vreshtat e Bojanës kanë një histori të pasur, të filluar që në vitet ’50. Por, në dekadën e fundit ato kanë lulëzuar vërtet, duke tejkaluar konceptin e bujqësisë për mbijetesë dhe duke përqafuar bujqësinë sipërmarrëse.

Jam vërtet e emocionuar dhe plot frymëzim nga ky grup i përkushtuar, me objektiva të qarta, të cilëve ua premtova mbështetjen time të plotë për ta fuqizuar më tej këtë prodhim bujqësor vendas në rajonin e Dervenit të Shkupit.” tha zëvendësministreja Berisha.

Berisha më tej shton se bashkërisht synojnë të promovojnë cilësinë e jashtëzakonshme dhe shijet unike të rrushit të Bojanës për konsumatorin më të gjerë. Vizioni ynë është të rrisim reputacionin e këtyre vreshtave si në nivel kombëtar, ashtu edhe atë ndërkombëtar, duke e theksuar rëndësinë e tyre kulturore dhe duke kontribuuar në rritjen ekonomike të rajonit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02AnCtBYjJbzByosLaTdE4yba7cSiu4ycFKLUJic2QRywt6FApGSEep9d8S3mQspQRl%26id%3D100090668055261&show_text=true&width=500