Strugë, 7 korrik – Argent Alasani ka sinjalizuar përmes një reagimi publik se Ziadin Sela do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Strugës nën siglën e Frontit Europian. Ky paralajmërim vjen si konfirmim jozyrtar para shpalljes zyrtare të kandidaturave për zgjedhjet lokale.

Ziadin Sela do të jetë kandidati i Frontit Evropian për të garuar për kryetar komune në Strugë, mëson Struga Ekspres nga burime brenda ASH-së së Ziadinit dhe funksionarëve të lartë të BDI-së.

“Së shpejti pritet të bëhet zyrtare edhe kandidatura e Ziadin Selës.”

Kjo kandidaturë është mbështetur nga ASH dhe BDI.

Ziadin Sela do të ketë kundërkandidat kandidatin e pavarur Mendi Qyra i mbështetur nga VLEN.