-Do ua lëmë shërbimeve që të konstatojnë arsyen e zjarrit, shihet se në anije ka një sasi të madhe të mbeturinave, këtë e tha Zvonko Tomevski nga Njësiti i Zjarrfikësve në Shkup pas djegies së anijeve pranë lumit Vardar në Shkup. Tomevski thotë se është intervenuar në kohë dhe nuk ka persona të lënduar.
“Menjëherë janë dërguar 3 automjete kundër zjarreve, kemi ardhur në ora 13:05, është intervenuar shpejtë, është parandaluar përhapja e zjarrit që kishte kapur pjesën e përparme të anijes nga ana e jashtme. Brenda kishte mbeturina”, tha Zvonko Tomeski nga Njësiti i Zjarrfikësve në Shkup./tv21.tv