Dy zyre brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Intervenimi i ekipit të Zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm dhe fatmirësisht është lokalizua zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu, zyra e të cilit dyshohet se është djegur në IML.

Në një foto që ka publikuar REL, shihet Gërxhaliu mjaft i shqetësuar.

Ai ka kapur kokën me duar.

Gazeta Sinjali i ka shkruar Gërxhaliut, por ai ende nuk është përgjigjur.

Ndryshe, i njëjti objekt ishte përfshirë edhe në muajin mars nga zjarri.