CNN – Zyrtarët në Gaza kanë thënë të mërkurën se spitali Al-Ahli, që u shkatërrua të martën në mbrëmje, ishte dëmtuar nga dy predha izraelite katër ditë më parë dhe se pas sulmit të parë Forcat Mbrojtëse të Izraelit e kishin paralajmëruar menaxhmentin e spitalit që të evakuonte stafin mjekësor dhe pacientët.
Youssef Abu Al-Rish, zëvendësministri i Shëndetësisë në Gaza, ka deklaruar se dy predha izraelite patën goditur spitalin të shtunën.
Al-Rish ka thënë se një ditë më pas, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kontaktuan menaxherin e spitalit, Maher Ayad, duke e kritikuar për “mosevakuimin e objektit”. Al-Rish ka thënë se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit i ishin drejtuar Ayadit me fjalët se predhat kanë qenë një paralajmërim.
Të martën, ky spital u sulmua rëndë. Mbi 500 njerëz humbën jetën. E Hamasi dhe Izraeli kanë akuzuar njëra-tjetrën për këtë sulm, duke mos marrë përgjegjësinë asnjëra.
