📅 Tiranë, 11 qershor 2025 – Shqipëria ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Vendet anëtare të BE-së kanë dhënë sot miratimin për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4, i cili përfshin “Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme”.

Ky vendim vjen si një vlerësim i progresit të qëndrueshëm dhe përgatitjes së vendit për të përmbushur standardet e nevojshme europiane në fusha kyçe si:

Transporti (Kapitulli 14) Energjia (Kapitulli 15) Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21) Mjedisi dhe ndryshimet klimatike (Kapitulli 27)

Kjo është një tjetër dëshmi se Shqipëria po ecën me hapa të sigurt drejt synimit të saj për t’u bërë pjesë e familjes europiane deri në vitin 2030.

🇦🇱 “Shqipëria 2030” mbetet një objektiv i përbashkët, ndërsa vendi përforcon pozicionin e tij si një partner i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj vlerave të BE-së.