Historia e hasmërive mes paraardhësve dhe pasardhësve në lidershipin e VMRO-DPMNE po bëhet një pratikë që shoqëron këtë subjekt politik. Ndahsitë e mëdha nisën mes liderit historik të kësaj partie Lupço Georgievski dhe liderit pasardhës Nikolla Gruevskit, ndërsa ky i fundit tani përballet me liderin aktual Hristijan Mickoski, shkruan Flaka.
Në spikamë duket që është kryqëzata më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë brenda këtij subjekti politik maqedonas. Pas 6 vitesh në drejtim të partisë, ishte Mickovski që i shpalli luft ish liderit të tij, Nikolla Gruevski, me të cilin besohej që ka një raport shumë të afërt.
Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë – pretendon kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në një intervistë me gazetën gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung.
Për të nxjerrë ndryshimet kushtetuese, qeveria po përgatit marrëveshje të pista, tha Mickoski.
Qeveria planifikon t’i premtojë pandëshkueshmëri penale ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevskit në Hungari, në mënyrë që ai të mund të kthehet dhe me ndihmën e mbështetësve të tij, të kalojnë ndryshimet kushtetuese në parlament.
Megjithatë, ai siguron se planet e qeverisë për përçarjen e partisë nuk do të kalojnë dhe se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë nëse nuk pranohet kërkesa e tij për zbatim e shtyrë të tyre.
Kjo deklaratë, nuk i ka pëlqyer ish kryeministrit, që ndodhet në arrati në Hungari, i cili ka kërkuar publikisht prej Mickoskit që të nxjerrë fakte për pretendimet e tij.
“Në lidhje me deklaratën e Hristijan Mickoskit për median gjermane FAC dhe lidhur me mua, e ftoj që t’i përgjigjet publikisht dy pyetjeve të mëposhtme: A është e vërtetë ajo që e ka thënë në deklaratën për median gjermane? Nëse është e vërtetë, a mund të thotë ai personalisht publikisht se me cilën lëvizje, deklaratë, mbishkrim apo ndonjë gjë timen jam përpjekur të përçaj partinë dhe le të japë dëshmi se kam pranuar ndonjë lojë të pistë me qeverinë, të cilën duhet ta zbatoj me ndihmën e mbështetësve e mi në parti. Shpresoj që përgjigja të jetë e qartë, pa dyshime, e drejtpërdrejtë dhe personale ashtu si deklarata, pa iu referuar deklaratave të përfaqësuesve partiakë, zëdhënësve, informimeve në portale apo media të tjera me të cilat ka bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar Gruevski.
“Më vjen keq që vendosët në hapin e të bërit një parodi publike dhe të shërbeni për t’u defokusuar nga krimi i kësaj qeverie kriminale dhe ju kuptoj, por nuk ju justifikoj dot”, kështu fillon reagimi i liderit aktual të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski në përgjigje ndaj ish liderit të tij, Nikolla Gruevski.
“Nuk ka nevojë për dialog përmes mediave, por meqenëse më jeni drejtuar me status vetëm një herë, unë do t’ju përgjigjem në të njëjtën mënyrë: Nikolla, nuk kam ndërmend të jem pjesë e skenarit të krijimit të përçarjes në favor të kësaj qeverie me korrespondencë publike. Një ditë kur të takohemi ballë për ballë do t’ju tregoj detajet nëse jeni gati t’i dëgjoni. Nuk do të lejoj të harrohet se çfarë po bën kjo qeveri kriminale për të qëndruar gjithnjë e më gjatë, duke krijuar një atmosferë ku humbet shpresa e qytetarëve për drejtësi dhe drejtësi”, shkruan Mickovski.
“Nëse doni përçarje, ky është vendimi juaj dhe unë jam i gatshëm ta kundërshtoj, sepse nuk është një betejë personale, por një betejë për Maqedoninë, e cila po zhytet gjithnjë e më shumë në krim, ku gjithçka shkon kundër vullnetit të qytetarëve. Dhe ne politikanët nuk jemi të zgjedhur nga populli dhe i përgjigjemi popullit për veprimet tona. Për Maqedoninë nuk duhet të ketë treg dhe marrëveshje nën tavolinë. Nuk do të lejoj marrëveshje dhe marrëveshje personale në kurriz të interesit kolektiv. Ky nuk është viti 2018, kjo është një kohë tjetër”, vijon tutje Mickovski.
“Siç thoshte ai “e vërteta është si gjilpëra, herët a vonë do të dalë”, dhe të vërtetën e dimë unë dhe ti…, por duket se të tjerët që e thonë publikisht këto ditët e fundit. , pak a shumë me zë të lartë dhe qartë, e di edhe atë”, përfundon reagimin Mickovski.
Ndërkohë një eksponent dhe ish-ministër nga Qeveria e Nikolla Gruevskit, Nikolla Todorov ka dalur në mbrojtje të Gruevskit. Në intervistën për “Sloboden Pechat”, Todorov tha se është normale që Gruevski ka ndikim jo vetëm tek përkrahësit e VMRO-DPMNE, por edhe tek disa deputetë apo te lidershipi i kësaj partie.
“Është normale që ai të ketë, sepse me sukses e ka udhëhequr partinë dhe shtetin për një kohë të gjatë, kështu që anëtarët e VMRO-DPMNE-së, por edhe votuesit e djathtas gjithnjë e më shumë e shikojnë atë kohë me një lloj nostalgjie dhe atë kohë e krahasojnë me atë që po jetojnë sot. E dini, votuesi gjithmonë krahason, si jetohej atëherë, si jetohet tani, si funksiononte shteti atëherë, si funksionon tani, dhe në bazë të këtij krahasimi të individualizuar, secili bën gjykimin e tij se kë duhet të mbështesë dhe në cilin politikan ka besimin më të madh”, thotë Todorov.
Por sa është fuqia dhe sa ka ndikim Nikolla Grueski në VMRO-DPMNE, tregon sondazhi i fundit i IRI-it i publikuar jo më largë se gjatë muajt korrik.
Qytetarët e anektuar i besojnë më së shumti i besojnë ish-liderit Nikolla Gruevski me 30%, kurse drejtuesi aktual opozitar, Hristijan Mickovski ka përkrahje prej 29%. Nisur nga kjo përkrahje e ish liderit të kësaj partie, përballja mes tij dhe liderit akutal pritet të jetë tronditëse për partinë. Flaka
