Kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti nëpërmjet facebook profilit ka informuar se është përfunduar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal në Kopanicë.
Sipas planifikimit të projektit gjatë punimeve ndërtuese janë instaluar dy Kolektorë kryesorë.
Gjithashtu në sistemin e kanalizimit fekal është instaluar edhe tubacione për kyçjen e amviserive në gjatësi prej 10.015m.
Sistemi i sapokrijuar i kanalizimit ka përfunduar 4 muaj para afatit të paraparë kohorë dhe është punuar me të gjitha standardet e duhura, vlera e Projektit është 78.968.334,00 den me TVSH dhe ky projekt zgjidh një problem serioz në vendbanimin Kopanicë, informon kryetari i Komunës së Sarajit.
