Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në “Dialog të Lajmi” u shpreh se do të ndodh takimi midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Gazetari: Pasi Ahmeti tha se nëse nuk e fton Mickoski, ky vetë do ta ftojë kryeministrin. Mbase këtë do ta bëjë në shenjë mirëkuptimi se “Mickoski është rritur me gurabija, me keksa, është i ri dhe akoma i qet buza tamël”.  E citova z. Ahmeti nga tubimi para zgjedhjeve të fundit parlamentare?

Ademi: Pjesëmarrja e zotit Ahmeti në takimin e liderëve ka qenë e përgatitur, ne jemi parti serioze dhe përgatiten prej përpara, duhet të definohet agjenda. Pra me letër, zyrtarisht VMRO-DPMNE-së se kryetari Ali Ahmeti me pjesëmarrjen e tij eventuale do të hap temat siç është ingtegrimi evropian, qeveria me Badenter.

Gazetari: Nuk më rezuton se kjo ka ndodhur, unë s’kam qenë në takim të liderëve, por nga informimi më rezulton se kjo nuk ka ndodhur.

Ademi: Tash me hy mund t’ua gjej letrën para takimit, sepse takimet e këtilla përgatiten, sepse takimet e këtilla nuk duhet të jenë takime sa për fotografi ose përmbledhje video për lajmet e ditës. Përkundrazi është me rëndësi substanca se sa forma dhe përgjigja ka qenë se igja ka qenë se çdo temë mund të hapet dhe të diskutohet.

Gazetari: A do ta ftojë z. Ahmeti z. Mickoski?

Ademi: Ndoshta z. Mickoski do e ftojë z. Mickoski, por edhe vice versa, edhe e kundrta.