Praktik a e dygjuhësisë daton që nga periudha kur Agjencia drejtohej nga ish-drejtori Agim Rushiti. Atëkohë, konkretisht në 2023 dhe në 2024, vendimet zyrtare u dorëzoheshin universiteteve në dy gjuhë, përfshirë edhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, “Goce Dellçevit” në Shtip dhe të gjithë të tjerave. Megjithatë, sot kjo situatë ka ndryshuar

Evis HALILI

Shkup, 26 mars – Agjencia për Cilësi në Arsimin e Lartë ka nisur të lëshojë dokumente zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase, duke përjashtuar përdorimin e gjuhës shqipe edhe në rastet kur bëhet fjalë për universitete që zhvillojnë mësim në shqip. Sipas të dhënave, vendimet për akreditimin e programeve të reja studimore, të kërkuara nga universitetet në vend – përfshirë Universitetin e Tetovës, Universitetin e Evropës Juglindore dhe Universitetin “Nënë Tereza”, po dorëzohen vetëm në maqedonisht. Në këto dokumente, të nënshkruara nga drejtoresha Hristina Serafimovska, kuadër e VMRO-DPMNE-së, gjuha shqipe nuk figuron fare, shkruan gazeta KOHA.

Praktik a e dygjuhësisë daton që nga periudha kur Agjencia drejtohej nga ish-drejtori Agim Rushiti. Atëkohë, konkretisht në 2023 dhe në 2024, vendimet zyrtare u dorëzoheshin universiteteve në dy gjuhë, përfshirë edhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, “Goce Dellçevit” në Shtip dhe të gjithë të tjerave. Megjithatë, sot kjo situatë ka ndryshuar.

Aktualisht, disa vendime të dërguara në adresë të Universitetit të Tetovës dhe në Universitetin e Evropës Juglindore janë vetëm në maqedonisht, ndonëse dokumenti në krye mban vetëm emërtimin në shqip “Agjencia për Cilësi në Arsimin e Lartë”.

Ndryshe, Agjencia ka për detyrë zbatimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, duke përfshirë vlerësimin, zhvillimin dhe avancimin e institucioneve dhe programeve studimore, në përputhje me standardet evropiane.

Ky funksion realizohet përmes Bordit për Akreditimin dhe Bordit për Vlerësimin e Arsimit të Lartë. Megjithatë, përbërja e këtyre organeve drejtuese tregon një përfaqësim të pabarabartë etnik. Në Bordin për Akreditim, nga 13 anëtarë vetëm tre janë shqiptarë, ndërsa në Bordin për Vlerësim, nga 13 anëtarë, dy janë shqiptarë dhe një turk, ndërkohë që shumica prej 10 anëtarësh janë maqedonas. Këto zhvillime ngrenë shqetësime për respektimin e barazisë gjuhësore dhe përfaqësimit në institucionet kyçe të arsimit të lartë në vend.(koha.mk)