Deputeti Mile Cekov e ka braktisur zyrtarisht partinë ZNAM, ku me këtë veprim, kjo i bie që ai nuk do të jetë më pjesë e shumicës parlamentare në Kuvend. Cekov gjithashtu njoftoi se në të ardhmen do të veprojë si deputet i pavarur.

“Ndryshimet për të cilat hyra në politikë nuk po ndodhin në praktikë. Nuk pranoj të jem pjesë e një sistemi të ngarkuar me korrupsion dhe krim,” theksoi Cekov, duke shtuar se ekzistojnë mospajtime të thella me udhëheqësinë e ZNAM.

Cekov vlerëson se nuk ka pengesa për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe se shteti nuk humb asgjë nga kjo. Ai kërkoi ndryshim të retorikës dhe një narrativë të re në dialogun me fqinjët. Nga ky moment, grupi parlamentar i ZNAM do të numëron vetëm pesë deputetë.