Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se 49-vjeçari Gramoz xhumari ka humbur jetën, pasi u përplas nga motomjeti që drejtohet nga 37-vjeçari Ledion Duro.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al