Komandanti Sërgjan Dimitrijevski dhe tre policët e “Idrizovës” kanë pranuar se kanë marrë pjesë në arratisjen filmike të Bekim Memetit, i dënuar me mbi 20 vjet burg.

Është nxjerrë aktgjykimi, sipas të cilit dënimi më i lartë është tre vjet, ndërsa ai më i ulëti me kusht. Komandanti Dimitrijevski u dënua me tre vjet burg. Polici i burgut Trajçe Atskovski u dënua me tre vjet. I.A. i cili gjithashtu mori pjesë në planin e arratisjes – dënim me burg prej 1 viti e gjashtë muaj. I fundit është punonjësi i “Idrizovës”, T.P. i cili është dënuar me kusht dhe dënimi nuk do të zbatohet nëse në 3 vitet e ardhshme nuk kryen një vepër të re. Prokuroria dhe mbrojtja mund ta apelojnë aktgjykimin në Apel.

Në muajin janar, Bekim Memeti është dashur të dërgohet në spital pasi u vetëplagos. Por në vend që të thërriste një ambulancë, komandanti Sërgjan Dimitrijevski e urdhëroi deputetin që të hartonte një dokument që do të bëhej me furgon policie dhe të përcaktohej saktësisht se cilët policë duhet ta kryenin, gjë që mjaftoi që gjykata të konstatonte se arratisja ishte e organizuar u ndihmua nga komandanti dhe një pjesë nga policët.

Itinerari që do të ndjekë mjeti i shoqërimit është përcaktuar nga një prej punonjësve të policisë në furgon. Kur janë afruar te pompa e benzinës në autostradë, Bekim Memeti ia ka marrë armën njërit prej policëve dhe ka qëlluar duke plagosur shoferin e policit. Ai ka zbritur nga furgoni dhe ka hipur në “audi” që e priste para makinës së policisë.
Bekim Memeti është person me rrezikshmëri të lartë të sigurisë. Në dhjetor 2008, policia e arrestoi në moshën 21-vjeçare. Ai ishte i arratisur nga burgu, ndonëse i është dashur të vuajë një dënim me burg prej gjithsej 5 vite e gjysmë për grabitje dhe armëmbajtje pa leje. Ai u transferua në burgun e Tetovës, nga ku u arratis pas tetë ditësh.

Memeti u arratis për herë të dytë në shtator të vitit 2016, kur në Reçicë të Vogël nxori armën dhe vrau një person gjatë një debati mes dy grupeve. Në vitin 2020, arratisja e tij përfundoi me arrestimin e tij në Berlin të Gjermanisë, nga ku u ekstradua në Maqedoni. Ai u dënua me 20 vite burg në mungesë për vrasjen. Në rigjykimin për vrasjen, Memeti dënohet me 19 vite burg, por sërish arratiset me një arratisje kinematografike nga furgoni i burgut rrugës për në spital.