Ne asnjëherë nuk do të lobojmë kundër një fqinji, pse do ta bënim këtë, por që gjithsesi se do të ketë implikime negative te ne, këtë e tha mes tjerash zëvendërkryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në “Summer Click” në TV21 në pyetjen nëse ka gjasa që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së. Ai shton se Shqipëria nuk mund të jetë peng i Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria e udhëheq skriningun njëjtë si ne, nuk e ka detyrimin shtesë për ndryshime kushtetuese dhe do të vijë momenti që do të diskutohet për këtë. Jam i sigurt që ekzistojnë shtete anëtare që nuk duan të ndahet pakoja, kjo dihet publikisht, por gjithashtu besoj se do të ketë shtete anëtare që do të insistojnë që askush mos ta pres askënd. Gazetari: Mos të jetë peng. Ashtu, pikërisht ashtu”, theksoi Mariçiq.