Gjashtë aeroporte u evakuuan mëngjesin e së mërkurës në Francë, pas kërcënimeve për sulme të marra me e-mail, njoftoi një burim policor për agjencinë e lajmeve France-Presse.
Aeroportet e evakuara janë Lille, Lyon (Bron), Nantes, Nice, Toulouse, Beauvais, njoftim të cilin e kanë ndarë në rrjetin social “X”.
Një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DGAC) konfirmoi se ka pasur kërcënime me bombë dhe se janë evakuuar aeroportet, pa dhënë më shumë detaje.
Autoritetet ndërkohë po zhvillojnë hetimet intensive. Në disa aeroporte ka pasur shtyrje të fluturimeve, të cilat po normalizohen.
Të martën, Pallati i Versajës u evakuua dhe mbeti i mbyllur për më shumë se dy orë pas një kërcënimi me bombë. Të shtunën, Luvri, muzeu më i madh në botë që ndodhet në zemër të Parisit, mbeti gjithashtu i mbyllur nga mesdita, “për arsye sigurie” .
Top Channel
