Nga sot, Alta Bank përkohësisht i pezullon shërbimet në filialet deri në njoftimin e dytë, ndërsa kufizimi për përdorimin e mjeteve përmes kartelave të pagesës vazhdon të jetë në fuqi, me limit javor prej 10.000 denarë.
Banka thotë se masat janë parandaluese dhe synojnë të mbrojnë fondet dhe interesat e klientëve, por për momentin nuk ka informacion se kur do të hapen sërish degët.
Administrimin e pezulluar me bankën e ka marrë bordi administrativ i BPRM-së, Guvernatori Slavevski apeloi deri te qytetarët dhe kompanitë që kanë kredi në “Alta banka” SHA Manastir që të vazhdojnë t’i përmbushin obligimet e tyre financiare me kohë, përkundër administrimit të përkohshëm të vendosur.
Masat synojnë mbrojtjen e pronës së bankës dhe të interesave të depozituesve.
Futja e administrimit nuk nënkupton përfundimin e obligimeve kreditore, dhe banka vazhdon të funksionojë nën menaxhimin e përkohshëm të personave të emëruar nga Banka Popullore.
