Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani ka pritur në një takim profesorin universitar Lubomir Fërçkovski i njohur deri së fundi si ambasador i RMV-së në OKB në Nju Jork dhe më parë në të kaluarën i njohur si ish-ministër i brendshëm nga radhët e LSDM-së.
“Në një kohë kur dialogu dhe mirëkuptimi ndërkufitar janë më të nevojshme se kurrë, libri i ri “Negotiation in Identity Conflicts” sjell njohuri të vlefshme për sfidat e negociatave në marrëdhënie ndërpersonale dhe ndërkombëtare. Kënaqësi të pranoja librin “Negotiation in Identity Conflicts” nga Ambasadori Ljubomir D. Frčkoski. E falënderoj për këtë vepër në një kohë kur negociatat janë fjala e ditës; në politikë, në diplomaci dhe në marrëdhënie ndërkombëtare. Reflektimet mbi këto tema mbeten thelbësore. Prof. Frčkoski vijon të ofrojë me botime mësime nga e kaluara për sfidat e së nesërmes”, ka shkruar Meidani.
