Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa shkarkoi kryesinë qendrore të Lëvizjes Besa, njoftoi kryetari Bilall Kasami pas mbledhjes, raporton SHENJA.
Ai shtoi se të gjithë kanë qenë të mendimit se puna e funksionarëve të Lëvizjes Besa nuk ka qenë e kënaqshme, duke shtuar se partia ka kapacitet për më shumë punë se sa është bërë deri tani.
“Limani ka lënë shumë për të dëshiruar”, tha mes tjerash Kasami.
Lidhur me akuzat e Sedat Rushanit, ai nuk komentoi shumë, por shkurt tha se nuk i ka bërë presion.
