Zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili periudhën e kaluar nuk shkonte në punë, do të largohet nga ekzekutivi, ndërsa këtë informacion para disa javësh e ka ndarë me kryeministrin Hristijan Mickoski. Fetai i cili periudhën e kaluar e humbi pushtetin brenda ASH-së së VLEN-it pas krisjes politike me Azir Aliun dhe Mimoza Musën, i ka thënë Mickoskit se do të rikthehet në Bruksel.
