Një nxënës është plagosur me mjet të mprehtë në një shkollë fillore në fshatin Haraçinë të Shkupit, gjatë një përleshjeje me një bashkëmoshatar të tij, njoftoi policia.

​Fëmija i lënduar, moshën e të cilit Ministria e Punëve të Brendshme nuk e bën të ditur, është dërguar për mjekim në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”.

Deri më tani nuk ka informacione as për rrethanat e sakta se si ka ardhur deri te përleshja e përgjakshme, e as për shkallën e seriozitetit të lëndimeve të nxënësit./faktiditor