Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gazetarëve në veri të Kosovës.
I dyshuari sipas Policisë është ser me inicialet U.V, “me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit”.
“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe javën e kaluar në Leposaviq, ishin sulmuar rëndë gazetarët nga bandat kriminale. Disa kanë pësuar edhe lëndime, në mesin e tyre edhe gazetarja e RTV Dukagjinit e cila është goditur me gurë në kokë, njërit ia kanë thyer krahun kurse një tjetër e kanë rrahur rëndë disa persona të maskuar.
