Ish-futbollisti i Interit në Serie A, Ishak Belfodil është në telashe dhe për momentin është i arrestuar në Paris. Belfodil që aktualisht aktivizohet në Katar me skuadrën e Al-Gharafës u arrestua pasi tentoi të mbysë motrën e tij 15-vjeccare, teksa pas një debati familjar, 31-vjeçari nisi të përdorë forcë fizike dhe më pas tentoi edhe aktin ekstrem që për fat të mirë dështoi.