Së bashku me drejtorin e NP “Ujra dhe Kanalizim” Dragan Ilievski, inspektuam fillimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e kolektorit fekal nga vendbanimi Gazi Baba në Çair deri te mbikalimi te kryqëzimi Kontinental, përgjatë degës Aleksandar Makedonski.
Me realizimin e këtij projekti të paralajmëruar në vitin 2015, është bërë devijimi i kanalizimit dytësor fekal nga kolektori atmosferik dhe largimi i ujërave të zeza fekale nga rruga “155”, bashkësitë lokale “Tome Stefanovski Seniq” dhe “Bajram Shabani” që është zgjidhur përgjithmonë. Projekti realizohet në kuadër të strategjisë për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në të gjitha lagjet e qytetit dhe si realizim i projektit të premtuar nga programi Për Shkupin Modern, për bashkëqytetarët tanë.